“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar ndaj komentit të kongresmenit amerikan Joe Wildson për protestat në Tiranë, të publikuara në rrjetin social X. Wildson shprehej se e ka ndjekur me shqetësim “përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton lirinë, sundimin e ligjit dhe përgjegjshmërinë institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zërin e tyre në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre.” Balla iu përgjigj Wildson në X se bie plotësisht dakord me këtë mendim, por dënimi i dhunës pa ekuivok duhet të vijë para gjithçkaje tjetër. Gjithashtu i tha se protestat në Shqipëri lidhen me lëvizjen Antifa, e cila i përket së majtës ekstreme. “Kongresmeni...
Burimi:
javanews.al