A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?
Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Një ditë më pas, Bashkimi Evropian u shpreh “thellësisht i shqetësuar” dhe tha se ndryshimet bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së. Partia Demokratike e Kosovës, që propozoi këto ndryshime, tha se kjo nuk është e vërtetë sepse ata s’po e kërkojnë zhbërjen e Speciales dhe se “Kosova u rri besnike detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafikim të organeve”. Ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje s’e ka komentuar këtë deklaratë për REL-in. Megjithatë, gjatë miratimit, vetë kryeministri Albin Kurti i cilësoi ndryshimet e propozuara si “të nxituara”. Por, nëse ndryshimet përmes një ligji vendor bien ndesh me një...
Burimi:
kohajone.com