A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje?Ja si i përgjigjet Dumani pyetjes së gazetarëve

A ka pasur përdorim të administratës dhe ‘asfalt elektoral’ në zgjedhje?Ja si i përgjigjet Dumani pyetjes së gazetarëve

Gjatë takimit me dyer të mbyllura, kryeprokurori i SPAK Altin Dumani është pyetur nga gazetarja Anila Hoxha, nëse ka pasur përdorim të administratës për zgjedhjet e 11 majit. Anila Hoxha: A ka patur apo jo krim të asfaltit elektoral, punësim të paligjshëm dhe përdorim të administratës? Dumani: Bazuar në kallëzimet e sjella nuk është konkluduar për këtë tipologji. Por kemi hapur kryesisht dhjetë, mes tyre edhe për këtë natyrë. Ajo që kemi bërë është verifikimi në kohë i çdo pretendimi, dhe nëse verifikimi i kallëzimit kërkon 15 ditë ne e kemi bërë brenda pesë ditësh duke dërguar prokurorë e hetues...