Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
A ishte Isa Boletini analfabet, sqaron studiuesi i Arkivave Osmane (dokument)
Dje në opinion qarkulloi deklarata e profesorit universitar nga Mitrovica, Nexhmedin Spahiut, i cili tha se Isa Boletini ishte i vetmi nga 19 delegatatët e Kuvendit të Vlorës që ishte analfabet, shkruan Mitropol ”Nga këta 19-të, të gjithë ishin intelektualë pos Isa Boletinit që ishte analfabet. Në filmin e propagandës enveriste për 28 Nëntorin, gjithë Kosova, Maqedonia e Sanxhaku i Novi Pazarit përfaqësohet vetëm me Isa Boletinin. Dhe Isës së shkretë, pa të cilin nuk u ngrit flamuri kuq e zi, dhe i cili të gjithë djemtë i kishte me fakultet, Enver Hoxha ia vrau djemtë. Qëllimi ishte t’i portretizonte kosovarët si analfabeta”, tha dje Spahiu. E se Isa Boletini nuk ishte analfabet ashtu siç tha Spahiu, tregon hulumtuesi mitrovicas i arkivave osmane, Fahri Avdija....