A është gjetur Bleona Mata pas 16 vitesh? Përplasje mes nënës dhe avokatit live në studio: Do të të ndjek penalisht! (VIDEO)
Pak ditë më parë, avokati Alban Duraj teksa ishte i ftuar në emisionin “Breaking me Fiori Dardha”, foli për rastin e Bleona Matës, duke thënë se është gjetur dhe se është e birësuar nga një çift grek. Sipas tij, këto informacione i ka marrë nga një komunikim që ka patur me nënën e Bleonës, Bukurien. Këto deklarata i ka mohuar menjëherë avokati i familjes, Idajet Beqiri. Për emisionin “Shqipëria Live”, ai u shpreh se deklaratat e Durajt ishin të papërgjegjshme dhe se ai nuk kishte asnjë lidhje me çështjen në fjalë. Ndërkohë ditën e sotme janë vënë përballë avokati Duraj dhe zonja Bukurie. Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, nëna e Bleonës shprehet se ka ngelur e shokuar...
Burimi:
javanews.al