A e dinte Vlora ku mbaron dashuria dhe ku fillon krimi?
Nga Baton Haxhiu Nga dosjet e SPAK-ut dalin vazhdimisht më shpejt hollësitë poshtëruese sesa argumentet që ndërtojnë përgjegjësinë penale. Nga “brekët e Ajolës” te fjalët e pista të Belës dhe tani te “zemër” e “shpirt”, publikut i ofrohet intimiteti përpara provës. Nuk dihet nëse këto materiale rrjedhin nga prokurorët, gjykata apo hallka të tjera të hetimit, por modeli është i njëjtë dhe pasoja po ashtu. Personi zhvishet publikisht përpara se drejtësia të ketë provuar se ka kryer krim. Në Shqipëri, megjithatë, fjalët “zemër”, “shpirt” dhe “jetë” nuk janë gjithmonë rrëfim dashurie. Ato përdoren me një lehtësi pothuajse të pamëshirshme, shpesh pa e mbajtur peshën e ndjenjës që emërtojnë. U thuhen miqve, kolegëve dhe njerëzve që mund të kenë vetëm një afërsi të përkohshme në jetën...
Burimi:
ntv.al