Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
A e dini se Lamine Yamal në 2023 ishte fare pranë transferimit në Premier League?
👁12602
1 Maj 2025 17:58 Telesport Lamine Yamal sot do të ishte duke luajtur në Premier League dhe jo te Barcelona. Sulmuesi spanjoll, i cili vlen mbi 180 mln euro në tregun e transferimeve, thuhet se ka qenë shumë pranë transferimit te Manchester City. Kjo ndodhi në verën e vitit 2023, kur Pep Guardiola realisht tentoi ta blinte nga Barcelona, por operacioni nuk u mbyll me sukses. Gazeta Marca e ka raportuar asokohe si lajm, por ngjarja nuk bëri shumë bujë, sepse Yamal nuk ishte lojtari që njohim sot.