Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
A do të shkarkohet Ancelotti? Duket se Perez po ndryshon mendje
👁3326
27 Prill 2025 10:20 Telesport Carlo Ancelotti është në qendër të kritikave pas humbjes në finalen e Kupës së Mbretit. Barcelona fitoi 3-2 në kohën shtesë kundër Real Madridit, duke shtuar presionin pas disfatës në Champions League për Los Blancos. Mediat spanjolle kanë shkruar për ecurinë e trajnerit italian në Madrid. Deri tani, pavarësisht spekulimeve për një shkarkim të mundshëm, presidenti Pérez ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin. Paraqitja e mirë e skuadrës në pjesën e dytë të finales ndikoi që bordi drejtues të ketë besim tek Ancelotti, edhe pse rezultati nuk u arrit.