A do të ndikojnë protestat në vlerësimin e Bashkimit Europian për Shqipërinë?
Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të negociatave me Bashkimin Evropian. Të 33 kapitujt janë hapur dhe në korrik u mbyllën përkohësisht tre të parët. Por pyetja që bëhet gjithnjë e më interesante nuk është vetëm se cili kapitull i radhës do të mbyllet. Pyetja është se sa do të ndikojë klima politike dhe sociale në Shqipëri në vlerësimin që Brukseli do t’i bëjë vendit në muajt e ardhshëm? Në letër, procesi i anëtarësimit është i bazuar në merita. Kapitujt mbyllen kur plotësohen kriteret dhe kur Shqipëria demonstron se është në gjendje të zbatojë në praktikë acquis-in europian. Kjo u bë veçanërisht e qartë në maj, kur Shqipëria përmbushi benchmark-et e ndërmjetme për grupkapitullin 1, i njohur si Themeloret dhe Bashkimi Europian përcaktoi...
Burimi:
gijotina.com