A do të krijojë një parti të re? Spiropali: Betejën do ta vijoj në Partinë Socialiste, jam socialiste e bindur!
Pas vendimit për përjashtimin e saj nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, Elisa Spiropali në një konferencë për mediat, e ka cilësuar procesin si një akt arbitrar dhe të palegjitimuar, pasi nuk i është dhënë mundësia të jetë e pranishme dhe të flasë në mbledhje. E pyetur nga gazetaret, mbi të ardhmen e saj politike, nëse do të krijojë një forcë të re politike apo do të vijojë betejën brenda Partisë Socialiste, Spiropali riafirmoi identitetin e saj si socialiste, duke paralajmëruar se nuk do të tërhiqet nga beteja e saj politike. “Gjenerata Z nuk është armiku i pushtetit, i shërben themelit të tij. Nuk isha në atë mbledhje, nuk kishte rend dite të bëhej votim, aty u bë një legjitimim i Asamblesë Kombëtare. Kolegët kërkuan...
Burimi:
javanews.al