A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?

A do të ketë Gjermania së shprejti një presidente?

Presidenti aktual i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, nuk mund të kandidojë për një mandat të tretë, pasi kushtetuta gjermane lejon vetëm dy mandate. Kjo e lë të hapur garën për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit dhe ka ringjallur debatin nëse ka ardhur koha që Gjermania të ketë për herë të parë një presidente. Ish-kancelarja Angela Merkel është shprehur në favor të kësaj ideje, duke theksuar se deri më sot asnjë grua nuk e ka mbajtur postin e presidentit federal dhe se ka ardhur koha qv kjo të merret seriozisht në konsideratë. Në një intervistë për MagentaTV, ajo tha se njeh gra të afta për ta ushtruar këtë detyrë, por pa përmendur emra konkretë. Kush e zgjedh presidentin? Presidenti i ri do të zgjidhet më 30...