Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Barcelona gjen sulmuesin e nevojshëm në Serie A, nisin kontaktet me 25-vjeçarin
9 Dhjetor 2025 17:42 Telesport Prej kohësh, Barcelona është vënë në kërkim të një sulmuesi të ri, i cili do të jetë zëvendësuesi i Robert Lewandowski-t, pasi polaku do të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit. Edhe pse janë përmendur disa emra “big” si Julian Alvarez apo Erling Haaland, në të vërtetë Barcelona po kërkon një sulmues me kosto të ulët, për shkak të situatës jo të mirë financiare. “Calciomercato” zbulon se drejtuesit e Barcelonës janë takuar me agjentin e Moise Kean, sulmuesit te Fiorentinës, i cili sezonin e shkuar pati statistika të jashtëzakonshme: 25 gola në 44 ndeshje. Ndërsa këtë sezon po vuan shumë, duke shënuar vetëm 2 gola në 16 ndeshje në të gjitha kompeticionet deri tani. Duke ditur situatën...