Testamenti i Fan Nolit

Testamenti i Fan Nolit

Nga Nasho Jorgaqi Në qoftë se unë harrohem në Islandë, jeta ime s’ka fare kuptim. Tomas D. Megi Më 8 prill 1965, sipas porosisë që kish lënë, t’i hap dhe u lexua testamenti i mitropolit Theofan Nolit, i shkruar më 1959 dhe i depozituar në një nga bankat e Bostonit. Kjo u bë në prani të avokatit dhe të Meri Xhonsit, e caktuar si zbatuese e ligjshme e tij. Trashëgimia e Nolit, duke marrë parasysh që kish punuar një jetë të tërë dhe kish bërë një jetë të thjeshtë, do të rezultonte modeste. Gjithë kursimet e tij përbëheshin nga 50.000 dollarë, shumë, të cilën ai kërkonte të ndahej në këtë mënyrë: dy motrave dhe një nipi e një mbese u linte nga 1000 dollarë, kurse...