Demokratët i përgjigjen Trumpit me një video të Messit, pas vizitës së CR7 në “Shtëpinë e Bardhë”

Demokratët i përgjigjen Trumpit me një video të Messit, pas vizitës së CR7 në “Shtëpinë e Bardhë”

21 Nëntor 2025 7:50 Alfred Lleshi Partia Demokratike në SHBA ndezi debatin politik dhe atë sportiv duke publikuar në TikTok një video me Lionel Messin, vetëm 24 orë pasi “Shtëpia e Bardhë” publikoi pamjet e presidentit Donald Trump duke ecur me Cristiano Ronaldon, të shoqëruara me mbishkrimin “two GOATs”. Videoja e demokratëve përmbledh momentet më ikonike të Messit; gola historikë me Barcelonën, lojëra me PSG-në, festime me Argjentinën dhe paraqitjen e njërit prej 8 “Topave të Artë”; një kundërpërgjigje simbolike ndaj gjestit të Trumpit. Vizita e Ronaldos në Washington, së bashku me Georgina Rodriguez, u kthye në fenomen politik e mediatik. Trump theksoi entuziazmin e të birit, Barron, për takimin me yllin portugez, ndërsa interpretimi publik ishte se presidenti kërkonte të lidhej me një nga...