Në Serbi besojnë se Trump mund të rrisë presionin e njohjes së Kosovës

Në Serbi besojnë se Trump mund të rrisë presionin e njohjes së Kosovës

Një pjesë e opinionit publik në Serbi besojnë se Uashingtoni mund të rrisë presionin, për formalizimin e një forme të njohjes së shtetësisë së Kosovës.Njohësit e zhvillimeve politike atje, theksojnë se marrëveshjet kyçe tashmë janë zbatuar, duke vlerësuar se pushteti aktual në Serbi, i cili ka balancuar herë pas here raportet me Bashkimin Evropian, nuk duhet të refuzojë një ofertë të mundshme që mund t`i vijë nga SHBA-ja.Muajt në vijim, pritet një angazhim më i fuqishëm i administratës amerikane rreth dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, me paralajmërime gjithnjë më të qarta se qëllimi përfundimtar mund të jetë marrëveshja për normalizimin...