Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Finalja e Champions League, publikohen formacionet zyrtare në PSG-Inter
Paris Saint-Germain dhe Inter do të përballen mes tyre në orën 21:00, në finalen e madhe të Champions League. Interi kërkon trofeun për herë të katërt, ndërsa PSG-ja të parin në histori. Dy ekipet do të përballen në stadiumin “Allianz Arena” të Mynihut. Të dy skuadrat i kanë shkuar shumë afër në të kaluarën, por francezët u mposhtën nga Bayern Munich në finalen e vitit 2020, ndërsa Interi u mposht nga Manchester City dy vite më parë. Pak minuta para fillimit, dy trajnerët kanë zbuluar edhe titullarët që do të hedhin në fushë. FORMACIONET ZYRTARE: PSG: Donnarumma; Mendes, Pacho, Marquinhos, Hakimi; Fabian Ruiz, Vitinha, Neves; Kvaratskhelia, Doue, Dembele. Inter: Sommer; Dimarco, Bastoni, Acerbi, Pavard, Dumfries; Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella; Thuram, Lautaro.