Berisha godet të vetët: Kërkuan rinumërim të votave, zgjodhën rrugën e gabuar

Berisha godet të vetët: Kërkuan rinumërim të votave, zgjodhën rrugën e gabuar

Katër kandidatët humbës sipas Sali Berishës zgjodhën rrugën e gabuar për të kërkuar rinumërimin e votave të tyre. Kryedemokrati e cilësoi keqkuptim ankimimin e Alimehmetit, Hajdarmatajt, Hoxhës dhe Kucanes, të cilët as nuk e pyetën dhe as nuk e pritën, por u ankuan vetë në KAS. “Shumë zhurmë për asgjë. Venecia, ODIHR dhe kodi ynë ia njohin këtë të drejtë subjekteve politike që investohen edhe për kandidatin. Kandidatët e Tiranës u informuan sërish dje që rruga që kanë ndjekur është joligjore. Përfaqësuesit tanë në KAS kanë zbatuar ligjin. Ata nuk mund të votonin për një akt që është hequr me ligji. Këta të katërt kanë të drejtë të depozitojnë ankesën tanë pranë përfaqësuesve tanë në KQZ dhe ata do e paraqesin siç dëshirojnë kërkesën pranë...