Ambasadori britanik: Jam thellësisht i shqetësuar për kërcënimet ndaj Osmanit

Ambasadori britanik: Jam thellësisht i shqetësuar për kërcënimet ndaj Osmanit

Ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves ka reaguar në lidhje me kërcënimet e bëra ndaj presidentes Vjosa Osmani, duke u shprehur ‘‘thellësisht i shqetësuar’’. ‘‘Jam thellësisht i shqetësuar nga kërcënimet e fundit dhe vala në rritje e gjuhës së urrejtjes që po drejtohet ndaj grave, veçanërisht ndaj atyre në role udhëheqëse. Dhuna me bazë gjinore – përfshirë atë në internet – nuk ka vend në shoqërinë tonë. Ne qëndrojmë në krah të Grupit për Siguri dhe Barazi Gjinore dhe e mbështesim plotësisht deklaratën e tyre të përbashkët. Në kohë si këto, heshtja nuk është një opsion. Ne zgjedhim solidaritetin. Ashtu siç ka thënë Jess Phillips, Ministre britanike për Mbrojtjen dhe Luftën kundër Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave: “Asgjë nuk do të ndryshojë, nëse nuk e...