Disa të buzëqeshur, të tjerë të zhgënjyer! Si e komentuan rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit deputetët që mbetën jashtë Kuvendit

Disa të buzëqeshur, të tjerë të zhgënjyer! Si e komentuan rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit deputetët që mbetën jashtë Kuvendit

Disa ligjvënës, që u rikthyen sot në parlament, nuk do të jenë pjesë në shtator. Teksa po hynin brenda Kuvendit, për seancën e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit, disa prej tyre që fituan apo humbën, iu përgjigjën interesit të gazetarëve që ndodheshin jashtë se si e kanë parë ata këtë proces zgjedhor. Deputeti socialist Toni Gogu, i cili humbi për shkak të kuotës gjinore, tha se nuk ka asgjë për të ardhur keq, ndërsa shtoi se shërbesën e tij në politike do ta vazhdojë pavarësisht faktit se nuk ka mandat. “Absolutisht nuk më vjen keq për asnjë gjë. Ka qenë një garë ku PS ka bërë një super rezultat. Unë i kam  hyrë politikës për të shërbyer dhe shërbesën mund ta vazhdosh me çdo kapacitet....