Fratessi: E kam ëndërruar një finale të tillë, mezi pres të dëgjoj himnin e Champions në Mynih

Fratessi: E kam ëndërruar një finale të tillë, mezi pres të dëgjoj himnin e Champions në Mynih

29 Maj 2025 9:21 Telesport Më 31 maj do të luhet finalja e Champions League mes Inter dhe PSG. Një koment për këtë përballje dha edhe mesfushori zikaltër Davide Frattesi. “Unë do të thosha se forca e Inter është skuadra”, tha 25-vjeçari i Inter. “PSG ka lojtarë të mrekullueshëm që luajnë për kombëtaret e tyre dhe që nuk kanë nevojë për prezantim. Mendoj se do të fokusohemi më shumë tek vetja se sa tek pikat e forta dhe të dobëta të tyre”, shtoi Fratessi. Lojtari shënoi golin vendimtar në fitoren e Inter ndaj Barcelonës në gjysmëfinale, gol që erdhi në kohën shtesë. “Nuk ishte një lojë për njerëzit me zemër të dobët. Dhe mund ta konfirmoj këtë sepse mua do të më binte të fikët...