Igli Tare për “Milan TV”: Kam ardhur të rikthej lavdinë e skuadrës

Igli Tare për “Milan TV”: Kam ardhur të rikthej lavdinë e skuadrës

Adriatik BALLA Të jesh drejtor sportiv i skuadrës së Milanit s’është e lehtë. Por Igli Tare e ka një plan dhe atë e ndihmon eksperienca që ka krijuar në Itali me Lacion, eksperiencë 15 vjeçare, gjë që ka bindur jo vetëm klubin e Milanit por edhe skeptikët në Itali. Ndërkohë, drejtori i ri sportiv i Milanit, Igli Tare, ka dhënë një intervistë për Milan TV, ku ka theksuar se idetë e tij në drejtimin e klubit sportiv janë të qarta. Në intervistën e parë si drejtor i AC Milan, Tare premtoi se do të bëjë më të mirën për futbollistët dhe për të gjithë stafin teknik të skuadrës. “Kam ardhur me ide të qarta. Jam shumë entuziast dhe dua ta reflektoj këtë gjë këtu. Dua...