Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit: Kam ardhur me ide të qarta për ta rikthyer klubin në majat e futbollit

Igli Tare, drejtori i ri sportiv i Milanit: Kam ardhur me ide të qarta për ta rikthyer klubin në majat e futbollit

Igli Tare ka folur për herë të parë si drejtori i ri sportiv i Milanit në një intervistë ekskluzive për kanalet zyrtare të klubit. Ai ka ndarë emocionet, synimet dhe planet e tij për të rikthyer skuadrën kuqezi në nivelet më të larta. Duke rikujtuar lidhjen e ngushtë me Milanin që nga fëmijëria, Tare tha se familja e tij gjithmonë ka qenë tifoz i klubit dhe se për të është një nder i veçantë të punojë për një klub me kaq histori të lavdishme. “Kam ndjekur Milanin që kur isha fëmijë, me emra si Wilkins dhe Hateley që mbeten në mendje. Të jem sot këtu dhe të punoj për këtë klub që kam mbështetur gjithmonë, është realizimi i një ëndrre shumëvjeçare,” tha ai. Drejtori i...