Maresca: Triumfi në Conference League do ta bënte fantastik një sezon të mrekullueshëm të Chelsea

Maresca: Triumfi në Conference League do ta bënte fantastik një sezon të mrekullueshëm të Chelsea

Sot në mbrëmje do të luhet në Wroclaw të Polonisë finalja e Conference League ndërmjet Betis dhe Chelsea. Trajneri i ekipit anglez, Enzo Maresca foli në një konferencë për shtyp në prag të ndeshjes, duke e cilësuar ndeshjen si një mundësi për të shënuar rikthimin e “blues” në skenën e madhe ndërkombëtare. “Ka qenë një sezon i mrekullueshëm, por mund të jetë fantastik nëse arrijmë të fitojmë Conference League. Siguruam një vend në Champions dhe arritëm gjysmën e objektivit. Tani synojmë edhe trofeun europian. Do të ishte një mënyrë për të thënë se ne jemi kthyer një klub fitues dhe se jemi në Evropë“, tha Maresca. “Ne do të bëheshim skuadra e parë që do të fitonte të gjithë trofetë e UEFA-s (Champions League, Europa...