Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Votues në listë edhe pse s’janë më shtetas shqiptarë!”/ Debat në KAS mes KQZ dhe PD: Ju si keni gjurmuar nëse ata kanë votuar ose jo
Në mbledhjen që po zhvillohet në KAS, ku PD ka ankimuar rezultatin e zgjedhjeve të Kukësit që certifikoi KQZ dhe kërkon pavlefshmëri, ka pasur debat edhe lidhur me listat. Përfaqësuesi i PD-ADSHM, Franc Nuri, pretendoi se lista ka pasur edhe persona që e kanë lënë shtetësinë shqiptare dhe kërkoi të dhëna nëse ata kanë votuar në zgjedhjet e 11 majit. ‘Kemi të dhëna që persona që kanë lënë shtetësinë shqiptare figuronin ende në listat e zgjedhjeve deri para pak kohë para zgjedhjeve. Kemi pasur një listë me 137 emra dhe ja kemi dhënë KQZ. Unë shpjegova se nëse ka disbalancë mes numrit të votuesve, pra personave që kanë votuar dy herë ka risk për përdorim të trenit bullgar dhe prandaj ne kërkojmë këto të dhëna. Ka pasur persona...