Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Tentuan të na rrëbejnë mandatin’, Shehaj reagon me revoltë ndaj PD: Parti e vjetër, hipokrizi
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar ashpër pas zhvillimeve që lidhen me procesin e rinumërimit të votave, duke akuzuar partitë tradicionale për një tentativë për t’i rrëmbyer një mandat forcës së tij politike. Në një postim në rrjetet sociale, Shehaj u shpreh se të dy mandatet e fituara nga partia “Mundësia” janë të padiskutueshme dhe të ndershme, ndërsa e cilësoi ndërhyrjen në këtë proces si një “grabitje të planifikuar” nga partitë e vjetra që nuk pranojnë ndryshimin. “Dy mandate. Dy votëbesime. Të ndershme. Të padiskutueshme. Dhe askush nuk do t’i rrëmbejë. Askush.Ajo që po përpiqen të bëjnë është një grabitje. Një tjetër përpjekje e dëshpëruar nga partitë e vjetra që nuk duan të ndryshojnë.Nuk mund të bërtasësh për farsë zgjedhore, dhe pastaj të...