Pas Kukësit, PD ankimon rezultatin edhe për Beratin: Të përsëriten zgjedhjet

Pas Kukësit, PD ankimon rezultatin edhe për Beratin: Të përsëriten zgjedhjet

Partia Demokratike ka depozituar një ankim zyrtar në Komisionin e Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), duke kundërshtuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për certifikimin e rezultatit zgjedhor në qarkun e Beratit. Në kërkesën e saj, PD kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së të gjithë procesit zgjedhor në këtë zonë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë. Ky është ankimi i dytë i bërë nga PD, pas atij në qarkun e Kukësit, ku megjithëse rezultoi forcë e parë me dy mandate kundrejt një mandati të PS-së, partia pretendon për parregullsi të rënda si blerje votash, manipulim të votës së diasporës dhe ndërhyrje në favor të mazhorancës. Koalicioni PD–Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka theksuar se nuk do të ndalet me këto dy qarqe, por do të ndjekë...