928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në MLS

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në MLS

Lionel Messi vazhdon të mahnisë në SHBA-në në futboll, por magjia e tij nuk ishte e mjaftueshme për t’i dhënë Inter Miamit fitoren. Skuadra e tij barazoi 2-2 ndaj Nashville, duke lënë sërish pikë në garën për kreun. Ylli argjentinas mori përsipër të ndryshojë fatin e takimit në pjesën e dytë. Në minutën e 62-të, Messi realizoi një supergol me një goditje të saktë nga distanca, duke lënë pa mundësi portierin kundërshtar. Ky ishte goli i 19-të i Messit në këtë sezon të MLS, ndërsa ka dhuruar edhe 11 asistime. Me këtë finalizim, argjentinasi arriti në 928 gola në karrierën e tij, duke vazhduar të shkruajë histori në futbollin botëror. Megjithatë, Inter Miami nuk arriti ta ruante avantazhin dhe u detyrua të kënaqej me një...