“Jemi krenarë për këtë Barcelonë”; mesazhi i Lewandowskit për tifozët dhe të ardhmen e tij

“Jemi krenarë për këtë Barcelonë”; mesazhi i Lewandowskit për tifozët dhe të ardhmen e tij

26 Maj 2025 12:35 Alfred Lleshi Robert Lewandowski e mbylli sezonin e tij të tretë te Barcelona në mënyrën më të mirë që di të bëjë; duke shënuar gola. Sulmuesi polak realizoi një dopietë ndaj Athletic Bilbao në ndeshjen e fundit, duke e përmbyllur sezonin me 27 gola në La Liga, 11 në Champions League, 3 në Kupën e Mbretit dhe një tjetër në Superkupën e Spanjës. Gjithsej 42 gola në 52 ndeshje sezonale, në moshën 36-vjeçare. Pas ndeshjes, vetë polaku pati një mesazh për të gjithë tifozët. “Përshëndetje ‘culés’, si jeni? Duhet të them që jam shumë krenar për skuadrën. Jam shumë krenar për atë që kemi arritur këtë sezon, besoj se edhe ju jeni shumë të kënaqur me atë që kemi bërë në...