Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
‘Sezoni’ i kanabisit, nis kontrolli nga ajri me 50 dronë
Policia ka rinisur betejën kundër kultivimit të kanabisit. Qindra efektivë kanë zbritur në terren, ndërsa 50 dronë do të përdoren për survejim ajror. Në ndihmë është sërish Guardia di Finanza, për kontrollet me helikopter në zonat më problematike në veri dhe jug. Deri tani janë asgjësuar mbi 5 mijë rrënjë dhe kubikë, ndërsa sfidë mbeten “shtëpitë e barit”. Vitin e kaluar u çrrënjosën rreth 191 mijë bimë. Fillimi i pranverës shënon periudhën e mbjelljes së kanabis sativa-s. Në maj, bima ka hyrë në fazën e rritjes. Për këtë arsye, ky muaj shënon dhe organizimin e policisë për goditjen e fenomenit të kultivimit, i përhapur në zona të ndryhme të vendit, nga veriu në jug. Aksionet e para janë kryer, ndërsa për të gjithë sezonin, deri...