Burimi:
Standard.al

Foto © Standard.al
Si i bleu Rama Xhindolët e Lushnjes
Në dhjetor të vitit të kaluar, Drejtoria e Shërbimeve të Transportit Rrugor, shpalli një Ftesë për Ofertë, për të shkëmbyer pronën e kontrollit fizik të automjeve në Lushnje me një pronë të re. Godina ekzistuese e kolaudimit të automjeteve, pjesë e një prone me sipërfaqe 3260 metër, ndodhet në afërsi të Qendrës së qytetit, saktësisht në kryqëzimin e rrugës Vath Korreshi me rrugën Sulejman Delvina. Pas zhvillimit të procedurës, fitues u shpall kompania Përpunim Mermer Granit shpk, që zotërohet nga biznesmenët Agim, Darien dhe Tomorri Xhindoli. Kjo kompani do të përfitojë pronë me gjithë ndërtesat dhe në këmbim do të ofrojë një qendër të re të kontrollit teknik të automjeve, por jashtë qytetit. Bëhet fjalë për një pronë me sipërdaqe rreth 3500 metër që gjendet...