No Image Available

9 ORE AKTE DHUNE, 16 PROTESTUES NE PRANGA

16 persona kanë përfunduar në pranga pas 9 orësh dhunë dhe shkatërrimi në rrugët e Tiranës. Nga sulmet ndaj Ministrisë së Arsimit dhe Bashkisë së Tiranës, te bizneset e bankomatet e shkatërruara, koshat e mbeturinave në flakë dhe përplasjet me Policinë, kryeqyteti u përfshi nga akte të dhunshme dhe vandalizmi. Protagonistë me ishin grupe protestuesish me fytyra të mbuluara, të kamufluar si studentë. Protesta nisi përpara Ministrisë së Arsimit, e thirrur si një tubim studentor. Pas një ore, situata u përshkallëzua, kur persona me fytyra të mbuluara nisën të hidhnin gurë, vezë, molotovë dhe pllaka trotuari drejt godinës. Ata shkulën kangjellat, dëmtuan portën dhe thyen xhamat e Ministrisë, ndërsa një grup arriti të hynte në oborr. Policia ndërhyri me gaz lotsjellës, spraj me piper dhe...