Real Madridi zyrtarizon largimin e Ancelottit: Legjendë e klubit tonë dhe e futbollit botëror

Real Madridi zyrtarizon largimin e Ancelottit: Legjendë e klubit tonë dhe e futbollit botëror

23 Maj 2025 11:26 Alfred Lleshi Ka mbërritur më në fund komunikata e shumëpritur nga Real Madridi, i cili ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin Carlo Ancelotti: “Real Madrid CF dhe Carlo Ancelotti kanë arritur një marrëveshje për ta përfunduar mandatin e tij si trajner. Klubi ynë dëshiron të shprehë mirënjohjen dhe përzemërsinë për njërën nga legjendat më të mëdha të Real Madridit dhe të futbollit botëror. Carlo Ancelotti e ka udhëhequr skuadrën tonë gjatë një prej periudhave më të suksesshme në 123 vitet e historisë sonë dhe është bërë trajneri me më shumë tituj në historinë e klubit: 3 Liga Kampionesh, 3 Kupa Bote për Klube, 3 Superkupa Europiane, 2 tituj La Liga, 2 Kupa të Mbretit dhe 2 Superkupa të Spanjës. Në total, 15...