Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Guardiola: Asgjë nuk është konfirmuar ende, e ardhmja e tij do të vendoset në fund të sezonit
23 Maj 2025 12:11 Telesport “Vendimi për të ardhmen e Jack Grealish do të vijë në fund të sezonit”, ka deklaruar sot trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. Mesfushori anglez, i cili ka nënshkruar për 100 milionë euro katër vite më parë, ka një kontratë që skadon në vitin 2027 me “citizens”. 29-vjeçari ka qenë vetëm 7 herë titullar në Premier League këtë sezon dhe nuk u aktivizua në finalen e humbur të FA Cup ndaj Crystal Palace (0-1). Kjo ka nxitur spekulimet se ai mund të lëvizë këtë verë, por Guardiola këmbëngul se asgjë nuk është përcaktuar. Mediat sqarojnë se do të zhvillohen diskutime midis drejtorit të futbollit në largim Txiki Begiristain, pasuesit të tij Hugo Viana dhe përfaqësuesve të lojtarit. “Ne nuk folëm...