Shqipëria U-17 pëson humbje të thellë nga Gjermania, Tedesco: Na mungoi përqendrimi

Shqipëria U-17 pëson humbje të thellë nga Gjermania, Tedesco: Na mungoi përqendrimi

Shqipëria U-17 ka pësuar një tjetër disfatë në kuadër të ndeshjeve për Euro 2025, duke u mundur me rezultatin e thellë 0-4 nga Gjermania, në sfidën e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”. Pas përfundimit të takimit, trajneri Andrea Tedesco pranoi se skuadra e tij nuk ishte mjaftueshëm efektive përpara portës, duke mos shfrytëzuar rastet e krijuara. “Humbëm një tjetër ndeshje. Pësuam dy gola në pjesën e parë dhe më pas nuk arritëm të konkretizonim rastet që krijuam. Kishim mundësi për ta hapur ndeshjen, por mungoi finalizimi. Në fund, rezultati nuk na favorizoi”, u shpreh tekniku italian. Tedesco theksoi gjithashtu rëndësinë e përqendrimit psikologjik dhe shfrytëzimit të çdo rasti, duke e krahasuar qasjen e skuadrës ndaj Gjermanisë me atë të ndeshjes kundër Portugalisë. “Qasja ndaj Portugalisë...