Burimi: 
								Sot.com.al
								
							
                                    Foto © Sot.com.al                                
                            Dyshohet se ngacmoi seksualisht të miturën, bie në prangat e policisë 60-vjeçari
                            Një 60-vjeçar është arrestuar nga policia e Gjirokastrës. Sipas policisë dyshohet se 60-vjeçari banues në Ballsh, ka ngacmuar seksualisht një 13-vjeçare. “Specialistët e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin 60 vjeç, banues në Ballsh, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 13-vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.