Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vllaznia e Skënderbeu triumfojnë në Kupën e Shqipërisë, Franko Burraj vendos rekord kombëtar në 400m
Në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës u zhvbillua Kupa e Shqipërisë në atletikë, me pjesëmarrjen e sportistëve më të mirë në vendin tonë. Ashtu sikurse pritej, rivaliteti nuk mungoi, ndërkohë që u shënua edhe një rekord kombëtar. Atleti shkodran Franko Burraj përmirësoi me 2 të mijëtat kohën e tij në garën e 400 metrave. Ai dha kohën 46”14, duke përmirësuar kohën 46”16, e cila ishte vendosur tri vite më parë. Ai u shpall edhe atleti më i mirë për meshkuj, ndërsa për femra triumfoi Iljana Beqiri e Tiranës. Për sa i përket renditjes ekipore, për meshkuj triumfoi Vllaznia vendase, që fitoi duelin me Skënderbeun (i dyti). Ndërsa për femra triumfoi ekipi korçar, që la pas Tiranën dhe Partizanin (ekipet kryeqytetase në podium). Fituesit-Meshkuj 100m, Endri...