Koçiu në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit: Trajtim i pacientëve sipas protokolleve evropiane

Koçiu në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit: Trajtim i pacientëve sipas protokolleve evropiane

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka marrë pjesë sot në Akademinë Ndërkombëtare të Tuberkulozit, që u mbajt për herë të parë në Shqipëri, në Qendrën Spitalore Rajonale “Shefqet Ndroqi”. Sipas Koçiut, në këtë aktivitet morën pjesë ekspertë dhe profesionistë nga e gjithë bota, ndërsa ministrja e cilësoi këtë një event të rëndësishëm ndërkombëtar, që vlerëson kontributin e mjekëve dhe forcon bashkëpunimin në luftën kundër tuberkulozit. Ministrja Koçiu u shpreh se “akademia synon të fuqizojë kapacitetet profesionale të brezit të ri të mjekëve dhe kërkuesve shkencorë, përmes shkëmbimit të njohurive, trajnimeve dhe praktikave më të mira evropiane në diagnostikim, trajtim dhe menaxhim të Tuberkulozit”. “Kjo eksperiencë do të shërbejë në përmirësimin e mënyrës së diagnostikimit, trajtimit dhe ndjekjes së të sëmurëve me tuberkuloz,...