Europiani U-17 | Italia e nis me fiore turneun. Në “Niko Dovana”, tifozeria mbush stadiumin e Durrësit!

Europiani U-17 | Italia e nis me fiore turneun. Në “Niko Dovana”, tifozeria mbush stadiumin e Durrësit!

20 Maj 2025 23:31 Telesport Italia e nisi me fitore aventurën në Kampionatin Europian U-17 “Shqipëria 2025”, duke triumfuar ndaj Çekisë në ndeshjen e parë të saj në Grupin B. Takimi u zhvillua mbrëmjen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës, ku axurrët fituan me rezultatin 2-1. Nje stadium gati i mbushur, sidomos karshia. Ndeshja dhuroi spektakël, me italianët që kaluan në avantazh në minutën e 38-të, falë golit të shënuar nga Inacio. Vetëm katër minuta më vonë, Italia dyfishoi rezultatin me Antonio Arenën. Pjesa e parë u mbyll 2-0. Në fraksionin e dytë, Çekia ngushtoi rezultatin në minutën e 53-të me golin e Matous Srb. Megjithatë, Italia administroi mirë avantazhin dhe ruajti fitoren deri në fund, duke e mbyllur sfidën me rezultatin 2-1....