85 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar
Nga Ulsi Manja / Facebook 5 vota dhe një zhgënjim i madh për oborrin opozitar! Sot kam ndjekur gjatë gjithë ditës reagimet e oborrit opozitar. Dhe kur them oborr opozitar, kam parasysh të gjithë ata që janë kundër qeverisë dhe shumicës socialiste, me apo pa parti. Janë të zhgënjyer! Jo sepse Shqipëria do të ketë 46 bashki nga 61 që ka sot. Për këtë, në fakt, as që u bëhet vonë! Janë të zhgënjyer sepse socialistët e Edi Ramës nuk u përçanë, por qëndruan “grusht bashkuar” rreth Partisë Socialiste, siç thonë ata vetë, në përpjekje për t’u justifikuar përpara mbështetësve të tyre, të cilët prej 13 vitesh i mbajnë me gajret me të njëjtin refren: “Po ikën Rama! Hë sot, hë nesër!” Na vjen keq...
Burimi:
javanews.al