Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Në timon një 15-vjeçar, makina përplas për vdekje një të moshuar në Tiranë
                            Një aksident tragjik ka ndodhur këtë të diel në zonën e Yrshekut në Tiranë, ku një 15-vjeçar ka përplasur për vdekje një të moshuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 14:40, kur i mituri, duke drejtuar një automjet të familjes së tij, aksidentoi shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë. I moshuari ndërroi jetë rrugës për në spital. Policia arrestoi të miturin dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.