Burimi:
Sarandaweb.net

Foto © Sarandaweb.net
Gjykata liron 32-vjeçarin nga Saranda: Arma dhe sendet e sekuestruara nuk ishin të tijat
Athinë – Gjykata liron 32-vjeçarin nga Saranda, Kostandin Nesturi: Arma dhe sendet e sekuestruara nuk ishin të tijat Gjykata e Athinës ka vendosur sot lirimin e Kostandin Nesturit, 32-vjeçar nga Saranda, pas hetimeve të thelluara që provuan se armët dhe municionet e gjetura gjatë një operacioni policor nuk i përkisnin atij. Vendimi vjen vetëm dy ditë pas arrestimit të Nesturit, i cili u ndalua në banesën e tij në zonën e Thrakomakedones, ku jetonte së bashku me një shtetas grek, Aleksandros Banin, 29 vjeç. Në deklaratën zyrtare të policisë greke të shpërndarë një ditë më parë, thuhej se gjatë kontrollit në banesë ishin sekuestruar një armë zjarri automatike me 9 fishekë, një jelek antiplumb, targa dhe karta identiteti false, vula zyrtare e...