Te Napoli ëndërrojnë, mesazhi i De Bruyne: Dua të luaj futboll në një nivel të lartë

Te Napoli ëndërrojnë, mesazhi i De Bruyne: Dua të luaj futboll në një nivel të lartë

19 Maj 2025 12:01 Telesport De Bruyne dështoi ta mbylle me trofe këtë sezon, pasi Manchester City u mund 0-1 në finalen e FA Cup nga Crystal Palace. Mesfushori belg do të lërë “citizens” në fund të këtij sezoni si një transferim i lirë. “Unë dua të luaj futboll në një nivel të lartë. Unë kam një familje dhe vendimi duhet të jetë edhe për ata. E ardhmja në Angli? Ndoshta“, janë fjalët e shprehura sot nga De Bruyne, që ende nuk ka vendosur se ku do të luajë. Ai ka oferta nga Amerika dhe Arabia Saudite, por po joshet nga ideja për të luajtur në Champions League me Napoli. Pra, do të ketë mundësi të luajë sërish në nivel të lartë, ashtu sikurse dëshiron....