VIDEO / “Shtëpia e Europës” atraksion turistik, vizitorët tregojnë interes dhe emocione

VIDEO / “Shtëpia e Europës” atraksion turistik, vizitorët tregojnë interes dhe emocione

Me përfundimin e punimeve të Samitit të komunitetit politik të Europës, ’’Shtëpia e Europës’’ u kthye në një atraksion turistik. Shumë prej vizitorëve patën mundësinë të shihnin nga afër vendin që bëri bashkë 47 liderët, ndërsa për pjesën tjetër mbresa la edhe shkrepja e një fotoje, pasi me çmontimin e godinës, ky vend do t‘i rikthehet normalitetit. Pak ditë pas ngjarjes të rëndësishme në vend, që e bëri Shqipërinë kryefjalë të Europës, qytetarët e pyetur nga RTSH shprehin ndjesitë e përjetuara, por edhe optimizmin për anëtarësimin drejt BE-së. “Për mua ishte diçka e mrekullueshëm dhe dha një inpakt mjaft pozitiv për Shqipërinë e cila  duke plotësuar kushtet që kërkon BE-ja  po shkon drejt integrimit në BE.- u shpreh një qytetar. Një tjetër qytetare u shpreh...