Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Forcë e tretë politike në zgjedhje, Tom Doshi mesazh votuesve: PSD dhe unë do punojmë pa u lodhur!
Partia Socialdemokrate u rendit forcë e tretë në këto zgjedhje parlamentare, duke marrë tre mandate. Në një reagim në rrjetet sociale kreu i PSD Tom Doshi ka falënderuar të gjithë votuesit që e kanë besuar, teksa shton se 3 deputetët e kësaj partie do të jenë zëri i 50 mijë votuesve në Kuvendin e ri. Reagimi i Tom Doshit: Sot dua të falenderoj nga zemra 50 mijë shqiptarët, nga gjithë qarqet e vendit, Shkodër, Kukës, Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Elbasan, Lezhë, Dibër, Vlorë, Berat, Gjirokastër e Diasporë të cilët na besuan dhe votuan. Ju jeni forca jonë dhe arsyeja pse vazhdojmë të ecim përpara, mbi të gjitha për të ba ma t’mirën për ju. Pavarësisht një lufte të ashpër nga të gjitha forcat politike, pavarësisht...