Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Meloni i dorëzoi Ramës dokumentin final të njohjes së pensioneve me Italinë, ja kur hyn në fuqi marrëveshja

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar zyrtarisht lajmin e shumëpritur nga komuniteti shqiptar në Itali: marrëveshja për njohjen reciproke të viteve të punës dhe përfitimin e pensioneve midis Shqipërisë dhe Italisë do të hyjë në fuqi më 1 qershor 2025. Rama ka publikuar një foto së bashku me kryeministren e Italisë Meloni, duke bërë të ditur se ajo i ka dhuruar dokumentin final të procesit të gjatë ligjor që formalizon këtë marrëveshje. Rama e cilësoi këtë si një “lajm të mirë” dhe theksoi se vendosi ta ndajë veçmas nga vorbulla e samitit për t’i dhënë rëndësinë që meriton. Kjo marrëveshje do t’u mundësojë qindra mijëra shqiptarëve që kanë kontribuar me vite pune në Itali të përfitojnë pension të plotë, bazuar në kontributet e derdhura në të...