Rama në Athinë: Pagë mesatare 1 mijë euro në mandatin e katërt, do të ketë më shumë se në Greqi

Rama në Athinë: Pagë mesatare 1 mijë euro në mandatin e katërt, do të ketë më shumë se në Greqi

Kryeministri Edi Rama, në takimin me shqiptarët e Athinës, deklaroi se “pagën mesatare 1000 euro në sektorin publik e shikojmë me optimizëm në mandatin e katërt”. “Kur ne morëm detyrën, bankat ishin zhytur në kredi të këqija. Ishte një dritë e kuqe që paralajmëronte një rrezik të madh, që shqiptarët e Greqisë e kanë përjetuar në lëkurën e vet, ku piramidat u kthyen në gropa dhe ku u varros një pjesë e madhe e pasurisë së tyre. Sot kreditë e këqija janë nën 5 përqind, njësoj si vendet e tjera dhe Shqipëria nuk ka asnjë rrezik. Kur ne morëm detyrën, të ardhurat për frymë ishin 3200 euro, sot janë mbi 10 mijë euro dhe në Shqipërinë 2030 do të jenë 15 mijë euro. Paga mesatare...