Pas Shqipërisë, organizatorët e Xhiros së Italisë planifikojnë një start nga Australia

Pas Shqipërisë, organizatorët e Xhiros së Italisë planifikojnë një start nga Australia

Turneu i Xhiros së Italisë së vitit 2027 mund të nisë në Australi. Në një çiklizëm gjithnjë e më të globalizuar, ku Grand Tours kanë tendencë të përqendrohen në nisje jashtë kufijve kombëtarë, përvoja në Oqeani do të ishte vetëm një kapitull i ri për t’u zbuluar. Këtë gjë e konfirmojnë organizatorët e Xhiros së Italisë, por edhe fakti se këtë vit, tri etapat e para u zhvilluan në Shqipëri tregojnë se gjithcka është e mundur. Sipas RCS Sport, Giro d’Italia po vlerëson mundësinë e sjelljes së eventet të madh në Australi në vitin 2027. Vendi më logjik është Perth, në Australinë Perëndimore, sepse është më afër Evropës, por edhe Melbourne dhe Sydney do të ishin të interesuar. Ato rajone janë gjithmonë në kërkim të...