Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Negociatat për armëpushim/ Liderët e BE telefonojnë nga Tirana Presidentin Trump, Zelensky zbardh bisedën
Liderët e Bashkimit Evropian u takuan sot në Tiranë në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, ku ndër të pranishmit ishin dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, Kryeministri i Britanisë Keir Starmer, ai i Polonisë, Donald Tusk dhe Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky. Sipas një postimi të Zelenskyt në “X”, gjatë këtij takimi udhëheqësit folën në telefon me Presidentin e SHBA-së Donald Trump. Siç shkruan ai, në këtë telefonatë u diskutua raundi i parë të bisedimeve ruso-ukrainase në Turqi, për të cilat ai thotë se Ukraina është gati të ndërmarrë hapat më të shpejtë të mundshëm për të sjellë paqe të vërtetë. “Folëm me Donald Trump së bashku me Presidentin Macron, Kancelarin Federal Merz, Kryeministrat Starmer dhe Tusk. Diskutuam takimin...