I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari (Emri)

I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, arrestohet 21-vjeçari (Emri)

Policia ka vënë në pranga një 21-vjeçar të identifikuar si Orteo Gurra, i cili për motive të dobëta, i ka vënë zjarrin magazinës me pajisje elektoshtëpiake në Librazhd. Nga zjarri janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”. Njoftimi i policisë: I vuri zjarrin një magazine me pajisje elektroshtëpiake, për motive të dobëta, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 21-vjeçari. Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga Komisariati i Policisë Librazhd, për djegien e një magazine në fshatin Kovanik, njësia administrative Rrajc, më datë 10.05.2025, është identifikuar, kapur dhe vënë në pranga autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi:...