Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Zola për McTominay: Miqtë e mi nga Manchesteri nuk kuptojnë pse e shitën kaq lirë
Legjenda e futbollit italian, Gianfranco Zola, sot nënkryetar i “Lega Pro”, ka dhënë një intervistë për “Corriere dello Sport”, ku ka folur për disa nga temat më të nxehta të momentit në futbollin italian dhe europian, përfshirë të ardhmen e trajnerëve Antonio Conte e Claudio Ranieri, si dhe ndikimin e Scott McTominay në suksesin e Napolit këtë sezon. Zola, i cili vazhdon të jetë një zë me peshë në futbollin italian, është shprehur skeptik për largimin e mundshëm të Contes nga Napoli: “Nuk jam edhe aq i bindur që Conte do të largohet, sidomos nëse gjërat ecin mirë. Unë do të bëja gjithçka për ta mbajtur, Antonio fiton dhe krijon vlera. Më pëlqen shumë. Për të mirën që ia dua Napolit, uroj të arrijnë një...